#Lajme

Ulutash takon përfaqësuesin ushtarak britanik në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i Forcave Paqëruajtëse në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtnant Sir Ian Cave.

Gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe mbështetjen e dialogut politik.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Gjeneral Ulutash ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.