Turqia mposht Greqinë dhe siguron finalen e Eurobasketit, shkëlqen Ercan Osmani
Turqia ka siguruar finalen e Eurobasketit pas një fitoreje të thellë ndaj Greqisë në gjysmëfinale, me rezultat 94-68.
Ylli i përfaqësueses turke, basketbollisti me prejardhje shqiptare Ercan Osmani, ishte protagonist i ndeshjes duke shënuar 28 pikë, si dhe duke regjistruar 6 kërcime e 2 asistime.
Në finalen e madhe, që zhvillohet të dielën në orën 20:00, Turqia do të përballet me Gjermaninë. Ky është vetëm hera e dytë në histori që Turqia arrin finalen e Eurobasketit, pas vitit 2001.











