#Ballina #Botë #Lajme

Trump vendos tarifë 25% për Indinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 25 për qind për mallrat dhe produktet nga India duke filluar nga 1 gushti.

Sipas tij, India — që renditet si ekonomia e pestë më e madhe në botë — do të përballet gjithashtu me një masë tjetër shtesë në të njëjtën datë, për të cilën Trump nuk dha detaje të mëtejshme.

“Edhe pse India është mike e jona, kemi bërë relativisht pak tregti me ta gjatë viteve për shkak të tarifave të tyre shumë të larta, ndër më të lartat në botë, si dhe për shkak të barrierave tregtare jo-monetare që janë ndër më të vështirat dhe më të bezdisshmet nga të gjitha vendet,” shkroi Trump në platformën e tij ‘Truth Social’.

Trump vendos tarifë 25% për Indinë

Dy shoferë kapen duke bërë gara me

Trump vendos tarifë 25% për Indinë

Administrata Trump jep dritën jeshile për vazhdimin