#Botë

Trump refuzon kërkesën e Zelenskyt për raketat Tomahawk: “SHBA-të nuk duan përshkallëzim”

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar kërkesën e Volodymyr Zelenskyt për furnizimin e Ukrainës me raketa lundruese Tomahawk gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky kishte shpresuar t’i siguronte këto raketa për të goditur objektiva strategjike në Rusi, por Trump u shpreh se “nuk është koha për Tomahawk, është armë që Amerikës i duhet.”

Takimi zgjati rreth dy orë e gjysmë, dhe Zelensky e quajti “produktiv”, por pranoi se SHBA-të nuk duan përshkallëzim.

Më pas, Trump u bëri thirrje të dyja palëve që të ndalojnë luftën, duke theksuar:

“Të gjithë duhet të kthehen në shtëpi dhe të ndalojnë vrasjet.”

Takimi u zhvillua një ditë pas bisedës telefonike të Trump me Vladimir Putinin, me të cilin pritet të takohet së shpejti në Hungari.