#Botë

Trump dhe presidenti i Indonezisë arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai indonezian, Prabowo Subianto, kanë arritur një marrëveshje për uljen e tarifave tregtare, duke zbutur tensionet mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, tarifat për produktet indoneziane që hyjnë në SHBA do të bien nga 32% në 19%. Në këmbim, Indonezia do të ulë tarifat për disa produkte bujqësore dhe mallra amerikane.

Trump e cilësoi marrëveshjen si një hap që siguron “akses të plotë” për kompanitë amerikane në tregun indonezian. Ndërkohë, Prabowo e përshkroi si “një epokë të re përfitimi të ndërsjellë”, duke shtuar se Trump ishte “një negociator i ashpër”.

Kjo marrëveshje vjen pas paralajmërimeve të Trump për vendosjen e tarifave të reja ndaj disa vendeve, përfshirë edhe Indonezinë.