#Sport

Trepça triumfon bindshëm ndaj GO+ Pejës me 98:61

Në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës, Trepça shënoi një fitore të thellë ndaj GO+ Pejës, duke mbyllur ndeshjen 98:61 (17:18, 34:17, 25:11, 22:15).

Pavarësisht se mysafirët nisën më mirë duke fituar çerekun e parë 18:17, vendasit dominuan në periodën e dytë 34:17 dhe vazhduan dominimin gjatë pjesës së dytë, duke arritur një fitore të thellë.

Te Trepça më të dalluarit ishin Batin Tuna me 21 pikë e 6 kërcime, Mustapha Amzil me 20 pikë e 10 kërcime dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë e 7 asistime. Te mysafirët, më i miri ishte Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Me këtë fitore, Trepça ruan vendin e parë në Superligë me 12 fitore e 3 humbje, ndërsa GO+ Peja renditet me 8 fitore e 7 humbje.