Treni përplas një kombi në afërsi të Prishtinës
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën industriale përgjatë rrugës Prishtinë–Fushë Kosovë, ku një tren është përplasur me një kombi.
Pamjet e siguruara nga Indeksonline tregojnë se incidenti ka ndodhur në një kalim hekurudhor, në momentin kur automjeti ka hyrë në shina, ndërsa treni ishte në lëvizje.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale nga përplasja.











