Tre të rinj arrestohen në Prishtinë pasi u kapën me marihuanë
Policia e Kosovës ka zbuluar detaje nga një aksion i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku tre të rinj u arrestuan nën dyshimin për përfshirje në narkotikë.
Të dyshuarit – E.L., 17 vjeç, Omer Azemi, 19 vjeç, dhe Fidan Gashi, 19 vjeç – u ndaluan nga patrullat policore pas informacionit operativ se po merreshin me substanca të ndaluara.
Gjatë kontrollit trupor nuk u gjet asgjë, por pranë vendit ku qëndronin, policia zbuloi 64.11 gram të dyshuar si marihuanë dhe një thikë. Të tre të rinjtë mohuan pronësinë e drogës, ndërsa në vendngjarje ndërhyri Njësia Rajonale e Trafikimit me Narkotikë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti u klasifikua si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.











