Tre persona lëndohen në aksident trafiku në Dollc të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dollc të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes,” ka deklaruar Gashi.











