Trajneri Regragui shpreh zhgënjimin pas humbjes së Marokut në finalen e Kupës së Afrikës
Maroku u mposht 1-0 nga Senegali në finale të Kupës së Afrikës, pas kohës shtesë, në një ndeshje që u përfol për polemikat e penalltisë së dhënë në favor të skuadrës marokene dhe reagimin e Senegalit.
Trajneri i Marokut, Walid Regragui, nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin dhe imazhin negativ që kjo ngjarje i dha futbollit afrikan. “Përgëzojmë Senegalin, edhe pse imazhi që i dhamë futbollit afrikan është zhgënjyes. Jemi të zhgënjyer për tifozët tanë. Kur ke një penallti në favor në minutën e fundit dhe sheh fitoren pranë, por futbolli të ndëshkon… është për të ardhur keq,” tha Regragui.
Ai shtoi se Maroku do të vazhdojë të punojë dhe do të kthehet më i fortë në të ardhmen.










