Tragjike në Shtime: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor
Një aksident fatal ka ndodhur më 16 shtator në fshatin Carralevë të Shtimës, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së një traktori. Policia rajonale e Ferizajt njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 09:00, në lagjen “Kastrati” të këtij fshati.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.











