Tragjedi në Grabanicë: Gruaja e humbur gjendet pa shenja jete në Lumëbardh
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një grua e cila kishte larguar nga shtëpia duke lënë një letër, është gjetur pa shenja jete. Trupi i viktimës është gjetur sot rreth orës 13:00, në ujërat e lumit Lumëbardh, afër fshatit Grabanicë.
Policia e Kosovës, e cila kishte nisur kërkimet menjëherë pas raportimit të zhdukjes mbrëmë (06 dhjetor 2025), ka bërë të mundur gjetjen e trupit gjatë kontrolleve në zonën e kërkimit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e gruas.
Njësitë kompetente dhe Prokurori i Shtetit janë angazhuar për hetimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.











