#Sport

Toni Kroos ka reaguar ashpër ndaj situatës së Cristiano Ronaldos në Ligën Profesionale Saudite, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po trajtohet ylli portugez.

Në podcast-in e tij, ish-mesfushori i Real Madridit theksoi se interesi ndërkombëtar për kampionatin saudit është rritur vetëm pas transferimit të Ronaldos, ndërsa sipas tij, mungesa e respektit ndaj lojtarit që i dha kësaj lige vëmendje globale është e pajustifikueshme.

Kroos u shpreh se pa Ronaldon, liga saudite do ta humbiste menjëherë rëndësinë në sytë e publikut botëror. Ai theksoi se para ardhjes së portugezit, kampionati ishte pothuajse i panjohur, ndërsa tani po përfiton nga emri dhe ndikimi i tij.

Sipas gjermanit, një largim i mundshëm i Ronaldos do të sillte rënie drastike të interesimit ndërkombëtar, duke lënë ligën pa figurën kryesore që e bëri atë të dukshme në arenën globale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *