Tirana pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor për Samitin e Planit të Rritjes
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë sot zhvillohet samiti i dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, ku marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.
Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet mbi integrimin ekonomik të rajonit, nxitjen e zhvillimit dhe hapat drejt afrimit me tregun e Bashkimit Evropian.
Samiti nis në orën 09:30, ku kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren Kos do të mbajnë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me sesionet e punës.
Më vonë është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për media mes Ramës dhe Kos. Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, kryeministri shqiptar ka zhvilluar një darkë zyrtare me komisioneren evropiane, raportoi euronews.al.










