Tifozët vënë re një detaj te Arda Guler gjatë fitores së Real Madridit ndaj Monacos
Real Madridi shënoi një fitore të thellë 6-1 ndaj Monacos, duke treguar fuqinë e tij edhe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Gjatë festimit të golit, tifozët vunë re një detaj te futbollisti turk, Arda Guler, i cili shihej duke mbajtur në krahë një glukometër, pajisje e përdorur nga personat me diabet. Ky moment ngriti dyshime dhe komentet e tifozëve për gjendjen shëndetësore të mesfushorit.
Megjithatë, Arda Guler zhvilloi një paraqitje solide në fushë, duke konfirmuar formën e tij të mirë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në fitoren e Real Madridit.










