#Lajme

Therje me thikë në parkun e qytetit në Mitrovicë, një person i lënduar

Një person është sulmuar me thikë sot rreth orës 10:10 në parkun e qytetit në Mitrovicën e Jugut. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime trupore si pasojë e sulmit të dy personave të dyshuar. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, ka deklaruar Zahiti.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.