Therje me thikë në një lokal në Istog, dy persona të lënduar
Një përleshje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në komunën e Istogut.
Sipas informacioneve të para, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, pasi dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit.
Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat që çuan në përleshjen mes personave të përfshirë.











