Terras: Zgjedhjet duhet t’i japin fund bllokadës politike në Kosovë
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka vlerësuar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Kosovë duhet t’i japin fund bllokadës politike, e cila sipas tij i ka shkaktuar vendit humbje prej miliona eurosh nga fondet e Bashkimit Evropian.
Terras ka theksuar se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tashmë ka një mandat të qartë nga qytetarët dhe bart përgjegjësi për të udhëhequr qeverinë me një qasje më pragmatike.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social X.










