Tentimvrasje në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri nga të dyshuarit në pranga, dy në arrati
Më 12 korrik 2025, në rrugën “Shala e Bajgorës” në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, një person u plagos me armë zjarri teksa po ruante një pronë private brenda një kontejneri. Viktima, F.V., kërkoi ndihmë mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë dhe më pas u transferua në QKUK, ku ndodhet ende nën përkujdesje dhe mbikëqyrje policore.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes gjurmë gjaku, xhama të thyer dhe dy gëzhoja arme të gjatë. Pas hetimeve, janë identifikuar tre të dyshuar: F.A. (40 vjeç), L.A. (33) dhe F.A. (40).
Njëri prej tyre u arrestua më 14 korrik dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Dy të tjerët ndodhen në arrati dhe janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Hetimet po vazhdojnë.











