#Lajme

Tentim vrasje në Vushtrri – dy vëllezër dyshohet se qëlluan drejt veturës së viktimës në Nadakofc

Një tentim vrasje me armë zjarri është raportuar mbrëmë në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë. Sipas burimeve, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, dy vëllezër të dyshuar, G.M. 27 vjeç dhe G.M. 30 vjeç, kanë ndjekur me veturë viktimën A.H., 24 vjeç.

Në një moment, pasagjeri i veturës së të dyshuarve ka shtënë disa herë në drejtim të veturës së viktimës, duke e goditur atë katër herë, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime.

Policia në vendngjarje ka gjetur tri gëzhoja, ndërsa dy vëllezërit janë larguar dhe ndodhen ende në arrati.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe hetimet po vazhdojnë.

Tentim vrasje në Vushtrri – dy vëllezër dyshohet se qëlluan drejt veturës së viktimës në Nadakofc

Ferizaj: Vdes një burrë pasi u godit