#Lajme

Tentim vrasje në Mitrovicë, nipi dyshohet se sulmoi hallën e tij

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se nipi i saj ka tentuar ta privojë nga jeta.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar nga familjarët në repartin e neuropsikiatrisë.

Ndërkohë, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.