#Kronika e zezë #Lajme

Tentim rrëmbimi i një të miture në Deçan, dëshmitarët arrijnë ta shpëtojnë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Deçan, ku një person i panjohur ka tentuar të rrëmbejë një të mitur me të meta mendore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte futur vajzën në veturë pranë shtëpisë së saj, por ankuesi dhe një dëshmitar arritën ta ndjekin automjetin, ta ndalin dhe të shpëtojnë viktimën, e cila më pas është kthyer në shtëpi.

Policia njofton se i dyshuari është arratisur, ndërsa automjeti i braktisur është gjetur dhe sekuestruar rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku është konstatuar se nuk ka pësuar lëndime fizike, por vetëm shqetësim. Rasti është duke u hetuar nga policia.