Tentativë për kontrabandë në Dubravë, kapen drogë dhe telefona nga Shërbimi Korrektues
Një operacion i organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës dhe Departamentin e Sigurisë, ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Gjatë kontrollit u gjetën pesë qese të zeza që përmbanin 98 gramë lëndë të dyshuar narkotike, pesë telefona Samsung dhe dy SIM kartela të papërdorura.
Autoritetet theksuan se ky aksion është pjesë e masave të rrepta për të parandaluar futjen e materialeve të ndaluara dhe për të ruajtur sigurinë brenda institucioneve korrektuese.











