Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shkodër – plagosen tre persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ndërsa sipas raportimit të gazetarit Klodian Zhivani, në mesin e të plagosurve janë Armando Pali, Eugen Vaso dhe një kamarier që punonte në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.











