Të shtëna me armë në Pejë – Policia identifikon të dyshuarin, por ai ndodhet në arrati
Një incident me armë zjarri është raportuar këtë të martë në fshatin Qyshk të Pejës, ku një person ka shtënë pranë një mobilierie dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për IndeksOnline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.
Sipas tij, i dyshuari është tashmë i identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të tij. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga të shtënat.











