#Lajme

Të mërkurën disa fshatra të Vushtrrisë do të mbesin pa energji elektrike

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 10:30 deri në 15:30, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga TS 110/10 kV “Vushtrria 2”.

Dalja 10kV Maxhunaj (kodi: 73000011) do të mbetet pa furnizim, duke ndikuar tek fshatrat Dumnicë, Samadrexhë, Cicili, Sllakovc, Ropicë, Vilanc si dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj.

Në të njëjtën kohë, ndërprerje do të ketë edhe në daljen 10kV KFOR-i Francez (kodi: 73000015), ku pa rrymë do të mbetet baza e KFOR-it francez.

Këto ndërprerje bëhen për arsye sigurie, gjatë ngritjes dhe montimit të shtyllave metalike në kuadër të projektit në Maxhunaj.