Talenti i Real Madridit shpallet golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës për Klube
Sulmuesi 21-vjeçar i Real Madridit, Gonzalo Garcia, është shpërblyer me çmimin e golashënuesit më të mirë në Kupën e Botës për Klube.
Garcia realizoi katër gola dhe një asist në turne, duke shënuar ndaj Al Hilal, Salzburgut, Juventusit dhe Borussia Dortmundit. Forma e tij e lartë vlerësohet si rezultat i besimit që trajneri Xabi Alonso i ka dhënë atij.
Ai la pas në garë emra si Angel Di Maria (Benfica), Serhou Guirassy (Dortmund) dhe Marcos Leonardo (Al Hilal), të cilët po ashtu realizuan nga katër gola.











