Sveçla telefonon Božinovićin për lehtësimin e kalimit kufitar të mërgatës
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka telefonuar Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović, pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë.
Gjatë bisedës telefonike, Sveçla ka diskutuar mundësitë për një kalim sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës, ndërsa Božinović ka shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tij që, brenda rregullave në fuqi, kjo kërkesë të adresohet.
Me këtë rast është vlerësuar edhe bashkëpunimi i deritanishëm mes dy ministrive, ndërsa mërgatës i është uruar rrugë e mbarë dhe mirëseardhje në atdhe.











