#Lajme

Sveçla: Po ndalim rrugët e kontrabandës në veri dhe po forcojmë sigurinë kufitare

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se strukturat e sigurisë po vijojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit.

“Sapo po mbyllim rrugët që shfrytëzohen për kontrabandë dhe për inkurzionet e terroristëve e ekstremistëve në veri, paralelisht po hapim shtigje të reja për qytetarët dhe institucionet e rendit,” u shpreh Sveçla.

Ai theksoi se këto veprime synojnë rritjen e sigurisë dhe forcimin e kontrollit përgjatë vijës kufitare. “Për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë,” ka shtuar ministri.

Sveçla tha se institucionet e rendit do të vazhdojnë punën me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë.

Sveçla: Po ndalim rrugët e kontrabandës në veri dhe po forcojmë sigurinë kufitare

Kurti dhe LVV në fokus të debatit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *