#Lajme

Sveçla pas arrestimit të kolonelit Krasniqi: Policia s’është strehë për kriminelë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, duke theksuar se “krimi nuk ka vend në radhët e Policisë”.

Ai përgëzoi Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin, ku u arrestuan katër persona, përfshirë kolonelin Krasniqi, i cili dyshohet për veprën penale të detyrimit.

Aksioni u realizua në bashkëpunim mes IPK-së dhe Prokurorisë së Prizrenit, si rezultat i një hetimi disa mujor. IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit të dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.