Superliga, sot katër ndeshje të javës së tretë
Sot zhvillohen katër ndeshje të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore bie te përballja mes Gjilanit dhe Prishtinës, që do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, duke filluar nga ora 16:30.
Në të njëjtën orë zhvillohen edhe ndeshjet Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – Prishtina e Re.











