Superkupa mban në detyrë Xabi Alonson, Reali kërkon përmirësim fizik
Humbja ndaj Barcelonës në Superkupë nuk e rrezikon pozitën e Xabi Alonsos te Real Madridi. Pavarësisht disfatës në Jeddah, klubi vlerëson paraqitjen e skuadrës dhe sinjalet pozitive të dhëna në lojë, duke mos e vënë trajnerin në shënjestër.
Alonso bëri ndryshime taktike që sollën përmirësime, ndërsa lojtarët treguan mbështetje për trajnerin, duke luftuar deri në kufijtë e mundësive fizike. Vinícius ishte ndër më aktivët, derisa lodhja e detyroi të kërkonte zëvendësim.
Në Real fitoret janë domosdoshmëri, sidomos ndaj Barcelonës, dhe kjo humbje ka qenë e dhimbshme. Tani në klub ka nisur analiza e situatës, ku prioritet kryesor mbetet përmirësimi i përgatitjes fizike dhe ndalja e lëndimeve të shpeshta që po e dëmtojnë skuadrën.











