Super përballje sonte në Ligën e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me disa ndeshje tepër interesante që pritet të sjellin spektakël në fushë. Kryendeshja e mbrëmjes do të luhet në “Emirates Stadium”, ku Arsenali pret Bayern Munich, një duel që pritet të jetë i fortë dhe shumë i rivalizuar, pasi të dy skuadrat vijnë nga fitore në kampionatet e tyre.
Një tjetër përballje që tërheq vëmendje është ajo mes Atletico Madrid dhe Inter, ndërsa Real Madrid udhëton në Greqi për t’u përballur me Olympiacos.
Më poshtë janë të gjitha ndeshjet e parashikuara për sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.












