Sunderlandi përballet sonte me Burnleyn, mungon Granit Xhaka
Sunderlandi do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen kundër Burnleyt, e vlefshme për javën e 24-të të Premier League.
Skuadra vendase do të jetë e hendikepuar nga mungesa e njërit prej lojtarëve kryesorë, Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim për shkak të një lëndimi, duke pamundësuar ndihmën e tij për ekipin, raporton Indeksonline.
Xhaka pritet të mungojë për disa ditë, por rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në ndeshjen e radhës.
Në anën tjetër, te Burnley, i gatshëm për lojë është sulmuesi shqiptar Armando Broja.
Takimi mes Sunderlandit dhe Burnleyt do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00.








