Sulmohet fizikisht një burrë në Arllat të Drenasit, arrestohen dy persona
Një burrë ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:10, pas një mosmarrëveshjeje, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar viktimën. I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të plagëve të marra.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, ndërsa nga njëri prej tyre është konfiskuar një mjet i mprehtë – thikë.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.








