#Botë

Sulmet ruse dëmtojnë ndërtesën kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev

Një nga ndërtesat kryesore qeveritare në Kiev është goditur gjatë sulmeve ajrore të natës, duke pësuar dëmtime në çati dhe katet e sipërme. Lajmin e ka konfirmuar kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, e cila tha se kjo është hera e parë që godina e Qeverisë preket nga një sulm armik.

Sipas saj, ekipet e shpëtimit po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet. Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka njoftuar se ndërtesa u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron, duke sqaruar se ajo ndodhet në lagjen qendrore Pecherskyi.

Forcat e emergjencës vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje për të siguruar kontrollin e situatës.