#Sport

Spektakël i madh sonte në Champions League: 18 ndeshje në të njëjtin orar

Sonte zhvillohet java e fundit e fazës së ligës në UEFA Champions League, e cila pritet të sjellë një mbrëmje të jashtëzakonshme futbolli.

Të gjitha 18 ndeshjet e kësaj faze do të luhen në të njëjtin orar, duke garantuar emocione dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Arsenali, që kryeson renditjen, synon ta mbyllë fazën e ligës me bilanc perfekt, teksa në shtëpi pret skuadrën kazake Kairat Almaty.

Një nga sfidat më tërheqëse të mbrëmjes do të luhet në “Signal Iduna Park”, ku Borussia Dortmund përballet me Interin. Po ashtu, vëmendje të madhe pritet të marrë edhe ndeshja mes Napolit dhe Chelseat, e cila zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Kampioni aktual, Paris Saint-Germain, do të jetë nikoqir i Newcastle United, ndërsa Real Madridi udhëton drejt Portugalisë për t’u përballur me Benficën.

Një tjetër duel interesant është edhe ai mes Manchester Cityt dhe Galatasarayt, që pritet të ofrojë futboll të nivelit të lartë.

Më poshtë janë të gjitha ndeshjet e programuara për mbrëmjen e sotme në Champions League.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *