#Sport

Spalletti sërish e lë Zhegrovën në stol ndaj Monacos

Juventusi sonte zhvillon ndeshjen e fundit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, ku përballet me Monacon.

Trajneri Luciano Spalletti ka bërë publik formacionin startues për takimin që nis nga ora 21:00, ndërsa Edon Zhegrova nuk ka gjetur vend në 11-shen fillestare. Futbollisti kosovar edhe këtë herë e nis ndeshjen nga stoli rezervë.

Spalletti vazhdon të mos i besojë Zhegrovës, i cili edhe në ndeshjet e fundit ka pasur shumë pak ose aspak minutazh. Në pozitën e tij, tekniku italian ka zgjedhur të startojë me Francisco Conceicao.