#Sport

Spalletti para duelit me Fiorentinën: Të gjithë lojtarët në formë, gati edhe të kthyerit nga Kombëtaret

Juventusi do të përballet nesër me Fiorentinën në kuadër të Serie A, dhe trajneri Luciano Spalletti është shfaqur optimist para këtij takimi.

Gjatë konferencës për media, tekniku italian theksoi se skuadra është e plotë dhe se edhe futbollistët që janë rikthyer nga angazhimet me ekipet kombëtare kanë kryer stërvitje të rregullt.

“Në ditët e fundit kemi punuar me lojtarët që kishim në dispozicion, ndërsa ata që janë kthyer nga Kombëtaret kanë reaguar shumë mirë dhe janë stërvitur si duhet. Disponueshmëria e tyre është e shkëlqyer. Të gjithë janë gati,” deklaroi Spalletti.

Ndërkohë, pritet që Edon Zhegrova të marrë minuta në ndeshjen e nesërme, pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.