Sot shënohen dy dekada nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, Presidenca e Republikës së Kosovës, nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani, ka paraparë një agjendë me aktivitete përkujtimore. Homazhet do të mbahen në orën 10:00 pranë varrit të Presidentit Rugova në Velani, ndërsa në orën 12:00 do të organizohet Akademi Përkujtimore në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare.
Dr. Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar 2006, në moshën 61-vjeçare. Ai ishte presidenti i parë i Kosovës së lirë, por nuk arriti ta përjetojë shpalljen e pavarësisë së vendit.










