Sot seanca e 39-të konstituive – pa marrëveshje për kryetarin
Sot seanca e 39-të konstituive – pa marrëveshje për kryetarin
Kuvendi mban sot në orën 11:00 vazhdimin e 39-të të seancës konstituive, pa ndonjë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit.
VV, Guxo dhe Alternativa s’kanë votat për Albulena Haxhiun, ndërsa PDK e LDK kundërshtojnë mënyrën e procedimit, duke e quajtur shkelje të aktgjykimit të Kushtetueses.
VV paralajmëron tërheqjen e Haxhiut nëse nuk votohet me votim të fshehtë.
Kushtetuesja ka caktuar afat njëmujor për konstituimin e Kuvendit.











