#Lajme

Sot përfundon masa e përkohshme e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se sot përfundon masa e përkohshme e vendosur më 5 shtator, e cila pezulloi të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.

Kjo masë u mor pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, që kontestoi zhvillimin e seancës konstituive dhe zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja theksonte se pezullimi ishte i domosdoshëm për të shmangur rreziqe apo dëme të pariparueshme në themelimin e institucioneve dhe për të garantuar respektimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sot përfundon masa e përkohshme e Kushtetueses

Xhiro e dytë e Ligës së Kampionëve