#Lajme

Sot përfundon afati për ndërrimin e qendrës së votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot është dita e fundit që qytetarët të mund të ndryshojnë qendrën e tyre të votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri tani 16.100 votues kanë paraqitur kërkesë për ndërrimin e qendrës së votimit. Sipas KQZ-së, aplikimi mund të bëhet online përmes platformës zyrtare ose drejtpërdrejt në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.