Sot mbyllet afati për propozimin e tarifave të rrymës
Pas reduktimeve të shpeshta dhe problemeve të vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike, qytetarët mund të përballen së shpejti edhe me fatura më të larta të rrymës.
Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me shtrenjtimin eventual të energjisë elektrike, pasi sot përfundon afati për propozimin e tarifave të reja. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji bëhet e ditur se aktualisht nuk dihet se për sa për qind mund të rriten faturat, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në çmim.








