Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në ora 09:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Kjo seancë pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në procesin gjyqësor, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe të opinionit publik për shkak të rrethanave të rënda të rastit.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt vazhdon të jetë ndër më të ndjekurit në vend, ndërsa familja e viktimës kërkon drejtësi të plotë dhe zbardhje të plotë të ngjarjes.











