Sot mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 11:00 për përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i obligon ata ta përfundojnë këtë proces brenda 30 ditësh.
Deri më tani, përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë dështuar. Fillimisht, Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota, ndërsa tentativa e dytë me Donika Gërvallën u shoqërua me mungesën e deputetes Shqipe Mehmeti-Selimi në votim. Në seancën e fundit, kandidatura e Hekuran Muratit gjithashtu dështoi, pasi mori po aq – vetëm 57 vota.











