#Lajme

Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për RTKlive se të gjitha subjektet janë njoftuar për këtë aktivitet, duke theksuar se procesi do të jetë i hapur, transparent dhe me trajtim të barabartë për të gjitha partitë.

Ndërkohë, fushata zgjedhore nis më 13 shtator dhe do të zgjasë deri më 12 tetor, pak para hapjes së qendrave të votimit, në ora 06:59.