#Sport

Sot hidhet shorti i play-offit në Ligën e Kampionëve, ja çfarë duhet të dini

Sot do të mbahet shorti i fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve, i cili do të përcaktojë çiftet që do të garojnë për një vend në fazën e 1/8-tave të kompeticionit.

Në këtë fazë përfshihen 16 skuadra që e kanë përfunduar fazën e ligës jashtë tetë vendëve të para, të cilat do të përballen mes vete në ndeshje vajtje-ardhje. Shorti do të zbulojë gjithashtu edhe përballjet e mundshme për fazën pasuese.

Skuadrat e renditura si të shortuara (seeded) janë: Real Madrid, Inter, Paris Saint-Germain, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta dhe Bayer Leverkusen.

Ndërkaq, në vazon e skuadrave jo të shortuara (unseeded) bëjnë pjesë: Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabağ, Bodø/Glimt dhe Benfica.

Sipas rregullores së UEFA-s, ekipet do të përballen në bazë të renditjes së tyre në fazën e ligës, me skuadrat e renditura më lart që, në parim, do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në fushën e tyre. Nuk ka kufizime për duele mes skuadrave nga e njëjta federatë apo për përballje kundër kundërshtarëve të fazës së ligës.

Shorti i play-offit të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *