Sot do të mbahet seanca ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për sulm ndaj gazetarëve
Sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të mbahet seanca ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të akuzuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Seanca e shqyrtimit fillestar është planifikuar të nisë në orën 13:30. Rasti lidhet me një incident të ndodhur më herët në komunën e Leposaviqit, ku dy të pandehurit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të mediave gjatë raportimit në terren.
Kjo seancë ishte paraparë të mbahej më 18 shtator, por ishte shtyrë pas ankesave të avokatëve mbrojtës, të cilët pretenduan se njëri nga të pandehurit nuk kishte marrë dokumentacionin nga prokuroria, ndërsa tjetri vetëm pjesërisht.











