#Sport

S’kishim parë diçka të tillë, trajneri i Austrisë shfaqet në fushë me biçikletë

Kombëtarja e Austrisë mbrëmë triumfoi 1:2 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Pas pjesës së parë, trajneri austriak Ralf Rangnick u shfaq në fushë me biçikletë, për shkak të distancës së madhe mes dhomave të zhveshjes dhe bankinës. Momenti u bë viral menjëherë në rrjetet sociale.